Ndërlidhjet

Iran: Rusia nuk është dashur të tregojë që përdor bazat iraniane


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i mbrojtjes së Iranit e ka kritikuar Rusinë që e ka bërë publike përdorimin e bazave iraniane për sulme në Siri duke thënë se kjo ishte “vetëm sa për të treguar muskujt dhe një gjest i pasjellshëm”.

Televizioni shtetëror iranian e ka cituar Gjeneralin Hossein Dehghan, më 22 gusht duke thënë se “rusët kanë qëllim që të shfaqin se ata janë superfuqi”.

Komentet e Deghanit janë bërë pas tërheqjes së Teheranit pasi Rusia javën e kaluar ka filluar të përdor bazat e Iranit për kryer sulme ajrore në Siri.

Teherani dhe Moska e përkrahin presidentin sirian, Bashar al Assad.

Një grup i ligjvënësve të Iranit janë ankuar javën e kaluar duke thënë se përdorimi i bazave iraniane nga rusët është shkelje e Kushtetutës së Republikes Islamike, e cila e ndalon praninë e ushtrive të huaja në këtë vend.

Deghan gjithashtu ka thënë se aeroplanët rusë nuk janë “vendosur” në bazën Hamedan të Iranit, pasi ata më shumë e kanë përdorur atë vetëm për “ndalesë” të përkohshme.

XS
SM
MD
LG