Ndërlidhjet

Thaçi: Kauzat e opozitës kundër demarkacionit, të rreme


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përsëritur qëndrimin e tij se Kosova nuk ka humbur asnjë metër katrorë me marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Sa më shumë që i afrohemi ditës kur Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ratifikojë shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, aq më tepër Kosova po dëshmon vendosmërinë për të ardhmen e saj euroatlantike. Faktet e reja dëshmojnë se procesi i shënimit të vijës kufitare nuk ka pasur asnjë lëshim dhe, si përfundim, Kosova nuk humb asnjë metër katror të territorit të saj”, shkruan Thaçi në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.

Thaçi thotë se faktet e reja hedhin poshtë kauzat e “rreme të kundërshtarëve të këtij procesi të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar atë për interesa personale dhe përfitime politike”.

Në këtë postim në Facebook, presidenti Thaçi i bën thirrje spektrit politik dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe siç thotë ai “të ngrihen mbi çdo interes dhe logjikë provinciale”.

“Edhe një herë ftoj gjithë spektrin politik dhe deputetët e Kuvendit të ngrihen mbi çdo interes dhe logjikë provinciale. Të veprojmë sa më të bashkuar për interesat e vendit. Këtë e presin qytetarët eKosovës, këtë e presin miqtë tanë ndërkombëtarë”, shkruan Thaçi.

XS
SM
MD
LG