Ndërlidhjet

logo-print

Policia: Nuk ka elemente të veprës penale në rastin e pankartës në Mushtisht


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës thotë se nuk ka elemente inkriminuese në rastin e pankartës të vendosur në hyrjen e fshatit Mushtisht të Suharekës me fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë se “policia nuk ka gjetur elemente të veprës penale, meqë bëhet fjalë për lirinë e shprehjes së qytetarëve që nuk është e ndaluar dhe e kundërligjshme”.

Pankarta, me përshkrimin, "Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“, u vendos në kohën e paralajmërimeve të kthimit të serbëve të zhvendosur në këtë fshat dhe në prag të një feste serbe.

Vendosja e pankartës ka shkaktuar një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve, të hënën, iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që duke e dënuar "vendosjen e pankartës, theksoi përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat".

Ai tha se numri më i madh i banorëve ka shprehur gatishmërinë për kthimin e serbëve, por “vendosja e pankartës nga persona që nuk janë nënshkruar, flet se kthimi i serbëve nuk është diçka që e duan të gjithë”.

“E dimë se në vitin 1999 shumëçka e rëndë ka ndodhur në ato hapësira. Shprehim keqardhje për të gjtiha viktimat dhe nuk duam t’i mohojmë. Por, nuk pranojmë kualifikimin se të gjtihë serbët janë fajtorë për këtë” ,tha Stojanoviq dhe shtoi se “përpjekjet për kthimin në Mushtisht do të vazhdojnë”.

Ai bëri thirrje banorëve të Mushtishtit që të përmbahen dhe që ardhjen e serbëve me 28 gusht në festën e tyre dhe përgjithësisht kthimin e serbëve mos ta shohin si kërcënim. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG