Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Policia e ndalon një sulm vetvrasës 


Pamje nga aksioni i policisë së Irakut derisa ja heqin eksplozivin

Pamje nga aksioni i policisë së Irakut derisa ja heqin eksplozivin

Policia e Irakut e ka ndaluar një person që ka dashur të kryej sulm vetvrasës në qytetin verior të Kirkukut para se të shpërthejë rripin me eksploziv të vendosur në bel.

Pamjet e transmetuara nga televizioni irakian paraqet dy policë duke e mbajtur një djalosh derisa dy persona të tjerë e presin rripin me eksploziv. Pasi ja largojnë rripin, djaloshi shihet se si vendoset në një veturë policore.

Djaloshi është ndaluar mbrëmjen e 21 gushtit pak pasi një sulm vetvrasës me bombë e ka goditur një xhami shiite në këtë qytet.

“Gjatë marrjes në pyetje, djaloshi ka thënë se ai është kidnapuar nga persona me maska të cilët ja kanë vendosur eksplozivin dhe më pas e kanë dërguar në këtë zonë”, thotë shefi i inteligjencës në Kirkuk, Chato Fadhil Humadi për Associated Press.

Humadi ka shtuar se djaloshi është një nga të zhvendosurit prej qytetit Mosul që mbahet nën kontroll nga grupi militant, Shteti Islamik si pasojë e operacioneve ushtarake që po zhvillohen në atë rajon. Mosuli është qyteti i dytë më i madh i Irakut.

Kirkuku është një qytet i pasur me naftë në veriun e Irakut. Në të jetojnë arabë, kurdë dhe turkmenë, komunitete këto që kanë pretendime mbi zonën.

XS
SM
MD
LG