Ndërlidhjet

Protestë e çuditshme e gruas kazake


Një grua në Kazakistan, djali i së cilës është burgosur për trafikim të drogës, e ka lidhur vetën për një shtyllë përballë ndërtesës kryesore të qeverisë në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Kenzhegaisha Rakhimbayeva thotë se ajo proteston për lirimin e djalit, pasi ai është i pafajshëm, duke kërkuar nga autoritetet që ta rishikojnë dosjen e tij. Rakhimov është dënuar me 11 vjet burg në qytetin lindor të Semejit. Ajo e ka mbajtur edhe një pano në dorë ku shkruan “ma ktheni djalin”, derisa policia ka ndërhyrë duke e paraburgosur atë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG