Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa vlerësoi kontributin e Zhbogarit në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar.

“Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas së njëjtës, Mustafa veçoi kontributin e posaçëm të Zhbogarit për avancimin e proceseve integruese evropiane.

Zhbogar, në anën tjetër, falënderoi Mustafën për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Lexoni edhe këtë:

Intervistë me Zhbogarin: Demarkacioni dhe Asociacioni i komunave, pjesë të integrimeve të Kosovës

XS
SM
MD
LG