Ndërlidhjet

logo-print

Trump mund të heqë dorë nga plani i “dëbimit masiv”


Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se mund të heqë dorë nga propozimi për dëbimin e 11 milionë njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA.

Udhëheqësja e fushatës së tij, Kellyanne Conway, tha se plani për deportimin masiv, i cili ka qenë pikë qendrore e fushatës së Trumpit, “nuk është përcaktuar ende”.

Komentet janë bërë pasi Trump ka takuar një panel të ri të këshilltarëve hispanikë.

Trump i tha Fox News-it të hënën se do një “plan të drejtë”.

Biznesmeni miliarder do të mbajë një fjalim për migracionin të enjten në Kollorado.

Trump ka marrë qëndrim të ashpër ndaj migrantëve që në fillim të fushatës, duke u zotuar se do të krijojë një “forcë të dëbimit” dhe se do të detyrojë Meksikën të paguajë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të garojë kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton.

XS
SM
MD
LG