Ndërlidhjet

logo-print

Lufta kundër IS-it: Kerry shpreson në bashkëpunim me Rusinë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se bisedimet midis SHBA-së dhe Rusisë për bashkëpunimin ushtarak në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik janë pranë fundit.

“Ekipet tona do të takohen këtë javë dhe, varësisht se ku arrijnë diskutimet, është shumë e mundshme që të takoj ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Por, vendimi do të merret në bazë të asaj se ku do të jemi në ditët e ardhshme”, tha Kerry.

Kerry tha se lufta në Siri ka shkuar larg dhe se është e domosdoshme që fuqitë që e mbështesin regjimin e Assadit – Rusia dhe Irani – dhe ato që mbështesin opozitën – SHBA dhe partnerët e Lindjes së Mesme – të bëhen bashkë për t’i dhënë fund luftës.

Kerry propozoi që të ndahen informacione të inteligjencës me Rusinë dhe të koordinohen sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik dhe Frontit Al Nusra.

Siria është në luftë civile qysh në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG