Ndërlidhjet

Pas ndalesës, rritet shitja e veshjes burkini


Ilustrim

Ilustrim

Polemikat e filluara pas ndalimit të veshjes burkini në disa qytete të Francës, kanë sjellë rritjen e shitjes së kësaj veshjeje të plazhit, ka thënë disenjatorja e veshjes Aheda Zanetti.

"Të dielën kemi marrë 60 porosi on line, që të gjitha nga jo muslimanët”, tha disenjatorja 48 vjecare nga Sydney, e cila thotë se zakonisht merr nga 10 deri në 12 porosi në javë.

Ajo tha se nuk mund ta saktësojë numrin e porosive të javës së kaluar por theksoi se po merr porosi mbështetëse që kur në disa qytete bregdetare të Francës morën vendimin që të ndalojnë veshjen e tillë në plazhe.

Nga mesi I javës kryeministri francez, Manuel Vals, udha mbështetje kryetarëve të komunave, kryesisht të krahut të djathtë, që sollën vendimet për ndalim.

Zanneti, me prejardhje libaneze, sqaron se para dhjetë vjetësh në Sydney e ka zbuluar veshjen burkini duke e disenjuar si mjet për integrim që ju ndihmon grave muslimane që në plotëni ta gëzojnë të drejtën për rrezitje dhe larje.

XS
SM
MD
LG