Ndërlidhjet

logo-print

Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Paralimpike të Rios


Rusia është përjashtuar nga pjesëmarrja në Lojërat Paralimpike që do të mbahen në Rio muajin e ardhshëm, pasi shteti rus ka humbur apelin për shkak vendim të mërhershëm për ndalim të tërësishëm të ekipit rus që të marrë pjesë në këto lojëra.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka thënë sot se Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) ka ndaluar pjesëmarrjen në këto lojëra të gjithë ekipit Paralimpik të Rusisë.

“Paneli i CAS, që ka qenë përgjegjës për këtë çështje ka gjetur se IPC nuk ka shkelur asnjë rregull procedural kur ka marrë vendim për suspendimin e Komitetit Paralimpik të Rusisë, dhe se vendimi për moslejmin të ekipit rus është marrë në përputhje me rregullat e IPC”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport.

Në deklaratë po ashtu thuhet se në apelin e bërë nga Rusia “nuk ka pasur asnjë provë e cila do të hidhte poshtë vendimin mbi të cilin është mbështetur IPC”.

IPC ka thënë se provat e paraqitura nga Agjencia Botërore Anti-Doping, kanë treguar se Rusia ka dështuar që t’iu përmbahet rregullave ndërkombëtare të anti-dopingut.

Rusia, ndërkaq, ka fajësuar se vendimi i IPC-së ka prapavijë politike.

Lojërat Paralimpike do të mbahen në Rio de Janeiro nga 7 deri më 18 shtator.

XS
SM
MD
LG