Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se njëra prej tri detyrave që e presin , është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Merkel, në një telegram urimi për zgjedhjen e Vuçiqit në krye të qeverisë së Serbisë, i ka thënë se detyrat që e presin atë në të ardhmen janë vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Merkel po ashtu ka afirmuar mbështetjen edhe në të ardhmen të qeverisë gjermane për Serbinë.
“Qeveria e Gjermanisë gjithashtu në të ardhmen do të mbështesë fuqishëm rrugën tuaj evropiane”, thuhet në telegramin e Merkelit.