Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e përkushtuar për sigurinë e shteteve baltike, thotë Biden


Presidentja e Letonisë, Dalia Grybauskaite dhe nënpresidenti amerikan Joe Biden

Presidentja e Letonisë, Dalia Grybauskaite dhe nënpresidenti amerikan Joe Biden

Nënpresidenti amerikan Joe Biden i ka siguruar shtetet baltike se Uashingtoni do të respektojë zotimi e NATO-s për t’i mbrojtur ato.

Biden i ka bërë thirrje presidentit të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë që të mos i marrin seriozisht deklaratat e kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili së fundmi ka deklaruar se mund të heq dorë nga zotimi i NATO-s që të mbrojë të gjithë anëtarët e alancës, nëse zgjidhet president.

Duke folur në kryeqytetin e Letonisë, në Riga, Biden ka hedhur poshtë komentet e Trump dhe ka thënë se angazhimi dypalësh i SHBA-së dhe NATO-s është shumë i madh.

Në korrik, liderët e NATO-s janë pajtuar që të dërgojnë për herë të parë forca ushtarake në tre shtetet baltike dhe në lindje të Polonisë dhe të rrisin patrullimit në ajër dhe në det, me qëllim që të risigurojnë aleatët në rajon që të mos brengosen nga kërcënimet e Rusisë.

Vizita e Bidenit në Baltik ka konciduar me përvjetorin e 77-të të nënshkrimit të paktit të Molotov-Ribbentrop, që u nënshkrua më 23 gusht 1939. Pakti i nënshkruar nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka përfshirë edhe aneksimin e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940.

XS
SM
MD
LG