Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev kritikon vendimin për ndalimin e ekipit paralimpik rus


Kryeministri rus, Dmitry Medved e ka quajtur “cinik” vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit që të ndalojë ekipin paralimpik të Rusisë, të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike të Rios.

Ai ka thënë se ky vendim është jo vetëm kundër Rusisë por kundër gjithë personave me aftësi të veçanta.

Më herët gjatë ditës, Rusia humbi apelin kundër ndalimit të marrë pjesë në këto lojëra për shkak të programit të sponzorizuar nga shteti për doping.

“Storja e dopingut është një përzirje e neveritshme, me 80 për qind politikë dhe 20 për qind përmbajtje të dopingut”, ka shkruar në faqen e tij të Facebook-ut kryeministri rus.

“Në disa shtetet, ata gjejnë doping-un shumë shpejt e në disa të tjerë nuk gjejnë kurrë... Ky është standard i dyfishtë”, ka shtuar Medvedev.

Vendimi për përjashtimin e ekipit të Rusisë, fillimisht ishte marrë më 7 gusht nga Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik.

Ky vendim ua ka pamundësuar 260 sportistëve nga Rusia që të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike që do të mbahen më 7 deri 18 shtator të Rio de Janiero.

XS
SM
MD
LG