Ndërlidhjet

IS-i granaton zonën kufitare Turqi – Siri 


Flamuri i militantëve të Shtetit Islamik shihet në Jarablus, fotografuar nga ana turke e kufirit
Flamuri i militantëve të Shtetit Islamik shihet në Jarablus, fotografuar nga ana turke e kufirit

Policia turke të martën iu ka thënë banorëve që të largohen nga Karkamis, afër kufirit me Sirin pasi militantët e Shtetit Islamik e kanë sulmuar atë zonë me granata.

Sipas CNN-së në gjuhën turke, ky vend që gjendet shumë afër kufirit me Sirinë, është goditur dy herë nga granata. Ushtria turke i ka sulmuar caqet e Shtetit Islamik në Sirinë veriore.

Turqia ka granatuar pozicionet e Shtetit Islamik matanë kufirit në qytetin sirian Jarablus, për të ndihmuar rebelët sirianë që ta marrin kontrollin mbi këtë qytet.

Burime nga rebelët i kanë thënë Reuters se ata kanë qenë duke u mobilizuar në Turqi, gati për të kaluar në Jarablus.

XS
SM
MD
LG