Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 3 persona me armë zjarri në Gjakovë 


Pamje nga pjesa e vjetër e Gjakovës

Pamje nga pjesa e vjetër e Gjakovës

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se tre persona janë vrarë me armë zjarri në një lokal në pjesën e vjetër të Gjakovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë rasti ka ndodhur pasditen e sotme në lokalin “Deep Bar” në çarshinë e vjetër të Gjakovës.

Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë deklaruar të vdekur nga mjekët në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimat janë: V. I me kombësi shqiptare dhe i moshës 35 vjeçare, A. I., gjithashtu shqiptar ndërsa i moshës 28 vjeçare. Viktima e tretë është Z. K., 37 vjeçar me kombësi shqiptare.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Gjakovë.

Policia gjithashtu ka njoftuar se “patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm”.

XS
SM
MD
LG