Ndërlidhjet

logo-print

Rusia akuzon SHBA-të se po ngurrojnë të luftojnë Frontin al-Nusra


Rusia ka akuzuar SHBA-të se po ngurojnë që të luftojnë grupin aleat të al-Qaedas, al-Nusrannë Siri, dhe kjo gjë sipas tyre mbetet pengesë për të arritur marrëveshje për bashkëpunim për Sirinë.

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar të martën se dështimi i SHBA-ve që të luftojë frontin Al-Nusra, “rrezikon të krijojë një përbindësh të ri terrorist në Siri”.

Akuzat e Rusisë vijnë vetëm një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se bisedimet në mes të shtetit të tij dhe Rusisë, për të gjetur rrugën e bashkëpunimit për Sirinë, janë pranë fundit.

Fronti al-Nusra është njëri prej grupeve rebele më efektive që po lufton kundër regjimit sirinë të mbështetur nga Rusia. Ky grup ka lidhje me grupet e tjera të cilat po mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

“Uashingtoni pajtohet se al-Nusra është organizatë terroriste. Por ato nuk kanë qenë cak i sulmeve ajrore” të udhëhequra nga SHBA-të dhe që po luftojnë grupin militant Shteti Islamik në Siri, ka thënë ministria ruse.

“Është bërë pothuajse një vit që prje se amerikanët refuzojnë të ndajnë me ne të dhënat dhe vendndodhje e militantëve të al-Nusras”, thuhet tutje në reagimin e MPJ-së së Rusisë.

“Në vend se të ndërrmerren hapa praktik, amerikanët nuk kanë bërë asnjë intensifikim të luftës së tyre kundër al-Nusras, në kushtëzim të ndryshimit të regjimit”, thuhet në fund të këtij reagimi.

XS
SM
MD
LG