Ndërlidhjet

Luksic tërhiqet nga gara për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksic është tërhequr nga gara për Sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke lënë dhjetë kandidatë të tjerë, të garojnë për të zëvendësuar Ban Ki-Moon.

Luksic u ka dërguar një letër anëtarëve të OKB-së, ku i ka njoftuar për tërheqjen nga gara. Ky veprim vjen pasi Lukic doli i fundit në një sondazh për kandidatët të cilët shpresojnë ta zëvendësojnë Ban, mandati i të cilit përfundon më 31 dhjetor.

Sipas traditës, ky post diplomatik shkon me rotacion nëpër rajone. Azia, Afrika, Amerika Latine dhe Evropa, të gjitha kanë pasur kandidatin e tyre në krye të OKB-së. Vendet e Evropës Lindore, përfshirë edhe Rusinë kanë thënë se ata asnjëherë nuk kanë pasur postin e Sekretarit të Përgjithëhëm dhe se është radha e tyre.

Në letrën e tij, Luksic ka thënë se “për hir të pronësisë së barabartë të të gjitha rajoneve, në kuadër të OKB-së, shpresoj që argumenti i Evropës Lindore të mbizotërojë kur të vije fjala për marrjen e vendimit përfundimtar”.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së asnjëherë nuk është zgjedhur një grua dhe një grup prej 56 shteteve janë duke bërë fushatë që këtë radhë të zgjidhet një grua.

Në sondazhet e bëra për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së është duke kryesuar ish-kryeministri protugez Antonio Guterres.

XS
SM
MD
LG