Ndërlidhjet

logo-print

Ansa: 21 të vdekur nga tërmeti në Itali


Amatrice, Itali

Amatrice, Itali

Të paktën 21 persona raportohen se kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm prej 6 shkallë të Rihterit që ka goditur Italinë Qendrore, ndërkaq persona të tjerë raportohen se janë të bllokuar nën gërmadhat e ndërtesave.

Agjencia shtetërore italiane e lajmeve Ansa, raporton se 11 persona kanë vdekur në zonën malore në veri të Lazios, ndërkaq gjashtë të tjerë në qytetin Amatrice dhe pesë në Accumoli.

Raportohet se viktima ka edhe në Pescara del Tronto, që gjendet në rajonin Marche. Sipas autoriteteve italiane, dy viktima të tjera janë konfirmuar në Arquata dhe viktima po ashtu ka edhe në Accumoli.

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet për shkak të shembjes së shumë ndërtesave, të cilët kanë bllokuar nën gërmadha shumë njerëz.

Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 3 e 36 të mëngjesit të sotëm dhe epiqendra e tij ka qenë në Umbria, të Perugas, ndërkaq një orë më vonë është pasuar nga një tërmet 5.4 shkallë të Rihterit.

Kryetari i qytetit Amatrice Sergio Pirozzi ka thënë se situata është dramatike dhe se “nuk mund të jap numër të sakt të viktimave sepse ekipet e shpëtimit janë duke kryer punën e tyre”. Ai ka shtuar se gjymsa e qytetit “është zhdukur”.

Zqytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

XS
SM
MD
LG