Ndërlidhjet

Shoqërohen disa të dyshuar në Polici për vrasjet në Gjakovë


Pamje nga pjesa e vjetër e Gjakovës
Pamje nga pjesa e vjetër e Gjakovës

Të martën në Gjakovë, tre persona janë vrarë me armë zjarri në një lokal në pjesën e vjetër të qytetit.

Lidhur me këtë rast, rreshterja Lirije Podrimaj-Beqiraj, nga Policia në Gjakovë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në stacion policor janë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë vrasje të trefishtë por që akoma nuk ka të arrestuar.

“Sektori rajonal i hetimeve të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me të gjitha njësitet e tjera policore janë duke punuar intensivisht lidhur me ndriçimin e rastit. Për momentin nuk kemi person të arrestuar lidhur me këtë vrasje mirëpo kemi shoqëruar për në stacion policor disa persona të dyshuar të mundshëm për kryerjen e kësaj vepre, por deri më tani nuk ka diçka konkrete lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për këtë rast.Personat që janë shoqëruar në stacion policor janë intervistuar, por nuk ka asgjë konkrete lidhur me të dyshuarit për këtë rast”, tha për REL Podrimaj-Beqiraj.

Rreshterja Lirije Podrimaj-Beqiraj ka thënë se policia akoma nuk ka zbuluar motivin e kësaj vrasjeje.

Siç ka njoftuar policia viktimat janë: V. I me kombësi shqiptare dhe i moshës 35 vjeçare, A. I., gjithashtu shqiptar ndërsa i moshës 28 vjeçare. Viktima e tretë është Z. K., 37 vjeçar me kombësi shqiptare.

XS
SM
MD
LG