Ndërlidhjet

Së paku 120 të vdekur nga tërmeti në Itali


Qyteti Amatriçe
Qyteti Amatriçe

Së paku 120 njerëz kanë vdekur nga tërmeti që ka goditur të mërkurën një zonë në Italinë qendrore, tha kryeministri Italian, Matteo Renzi.

Tërmeti me një magnitudë prej 6.2 ballësh goditi në ora 03.36 minuta, 100 kilometra në veri lindje të Romës, jo larg nga Peruga.

Shumica e të vdekurve janë nga qyteti Accumoli, në afërsi të epiqendrës dhe në një distancë të shkurtër nga Amatrice, që përgjithësisht u shndërrua në rrënoja.

Fshati Pescara del Tronto u rrafshua me tokë dhe numri i të vdekurve pritet të rritet.

Renzi u shprehu mirënjohje vullnetarëve dhe zyrtarëve të mbrojtjes civile që arritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, menjëherë pas goditjes dhe me duar e pa asnjë mjet kërkuan të mbijetuarit në gërmadha.

Papa Françesku tha se ndjen keqardhje për ngjarjen dhe viktimat.

"Jam thellësisht i mërzitur kur e dëgjova kryetarin e Amatriçes të thotë që qyteti nuk ekziston më dhe se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë”, ka thënë Papa Françesku.

Një nga të mbijetuarit, i identifikuar si Xhiankarlo, i ka folur agjencisë së lajmeve Reuters, për tmerrin e dridhjes së tokës në Amatriçe:

"Unë isha në një shtëpi në maje të një kodre që u shkatërrua. Falemnderit Zotit unë mbijetova dhe shpresojë që edhe të tjerët janë mirë. Ka dy orë që po qëndroj jashtë në të brendshme. Po presim të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Nuk dijmë asgjë, është e tmerrshme. Unë jam 65 vjeç dhe asnjëherë nuk kam përjetuar diçka të tillë...ndoshta dridhje të vogla kemi përjetuar, por jo kështu. Kjo është katastrofale”, thotë Xhiankarlo.

Ai vazhdon më tej, duke thënë se Amatriçe ditëve të fundit ka pasur më shumë banorë se zakonisht për shkak edhe të një karnevali që do të mbahej në qytet më 26 gusht.

"Shumica janë të rinj këtu, është kohë e pushimeve. Karnevali do të fillonte pasnesër, prandaj shumë njerëz kanë ardhur këtu”, thotë Xhiankarlo.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi ka thënë se pajisjet e rënda tashmë janë nisur për në qytetet e dëmtuara, më së shumti nga dridhjet e tokës.

"Puna e ekipeve të shpëtimit po vazhdon edhe tani. Duhet të jemi të përgatitur për situatën e emergjencës që pritet të zbërthehet gjatë orëve, ditëve dhe javëve në vijim. Prioriteti kryesor tani për tani është pastrimi i rrënojave dhe kërkimi për të gjallët. Më vonë pasdite do e vizitojë zonën e goditur dhe do të marrë pjesë në takimet operacionale me strukturat relevante”, ka thënë kryeministri italian.

Kjo, megjithatë, nuk është një nga dridhjet e tokës me pasojat më tragjike në Itali.

"Në kohëra të vështira, Italia e di se si të mbijetojë. Kohërat vështira bëjnë që ne të angazhohemi më së miri, në tërë Italinë. Ne jemi të përkushtuar edhe këtu në Pallatin Kigji, rezidencën zyrtare të kryeministrit në Romë, që të sigurohemi se asnjë person, asnjë familje apo komunitet nuk do të mbetët i vetëm. Tani, t’ia fillojmë punës sepse gjatë orëve në vijim ne mund të vazhdojmë të shpëtojmë jetë nga rrënojat dhe t’ia kthejmë kështu shpresën rajonit që është goditur shumë rëndë”, ka thënë kryeministri italian, Mateo Renzi.

Tërmeti që pothuajse rrafshoi një qytet

Një pjesë e madhe e qytetit Amatriçe u shkatërrua dhe një familje prej katër anëtarësh dyshohet se ka vdekur në afërsi në Accumoli, njofton rrjeti britanik BBC.

Tërmeti i fuqishëm në Itali
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:37 0:00

Disa ndërtesa në kryeqytet u dridhën për 20 sekonda kur tërmeti goditi rajonin ndërmjet Umbrias, Lazios dhe Le Marche. Tërmeti u ndje nga Bologna në veri deri Napoli në jug. Që prej goditjes edhe 80 dridhje të tjera janë dëgjuar.

Autoritetet vendore janë të pasigurta për pasojat, por numri më i madh i vdekjeve është njoftuar në fshatin e vogël Pescara del Toro, ku 10 veta kanë vdekur, në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Njëzet persona janë dërguar në spital.

Dy djem të moshës 4 dhe 7 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e shtëpisë ku ishin me gjyshen e tyre, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ekipet shpëtuese thanë se fëmijët ishin strehuar nën krevat.

Dëme më të mëdha janë njoftuar në një distancë të shkurtër në rrugën në Arquata del Tronto dhe ekipet shpëtuese po përpiqen që t’i afrohen fshatit Peracchia di Acqua Santa Terme, disa kilometra në lindje.

Dëmet më të rënda janë regjistruar në qytetin Amatrice, ku të paktën pesë persona kanë vdekur dhe përpejkjet për shpëtimin të mbijetuarve po vazhdojnë.

Tërmet i fuqishëm në Itali

“Një e treta e qytetit nuk ekziston më”, ka thënë për mediet italiane kryetari i Amatriçes, një prej qyteteve më të më goditura nga tërmeti i mbrëmshëm prej 6.2 shkallë të Rihterit në Itali.

Kryetari i qytetit të vogël, Amatriçe, Sergjio Piroci, i ka thënë televizionit publik italian, RAI, se ata ende po dëgjojnë zëra nën rrënojat e objekteve të shkatërruara, që do të thotë se ende ka mundësi të gjenden njerëz të gjallë.

Qëllimi tash është “që të shpëtojmë sa më shumë jetë. Ne ende po dëgjojmë zëra nën rrënoja, duhet të shpëtojmë njerëzit”, ka thënë ai.

Qytetet tjera më të goditura janë edhe Accumoli, Posta dhe Arkuata del Tronte.

Në këto qytete është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa së paku në Amatriçe duhet pritur ardhja e pajisjeve të rënda që të pastrohen rrënojat për të liruar rrugët.

“Tash, gjatë ditës po e shohim se situata është shumë më e rëndë se sa që e kemi menduar. Ndërtesat janë shkatërruar, njerëzit gjenden nën rrënoja dhe tek ne nuk ka shenja jete”, ka thënë kryetari i Accumoli, Stefano Petruçi për mediet italiane, transmeton BBC.

Ndërkaq, korrespondenti i agjencisë së lajmeve, Reuters, raporton se spitalet e qyteteve janë të tejmbushura dhe se pacientët po trajtohen edhe në rrugë.

Dridhja e tokës ka filluar në orën 03:36 të mëngjesit, duke e goditur pjesën qendrore të Italisë, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin Romë.

Të dhënat e para për fuqinë e dridhjeve kanë qenë të ndryshme, varësisht prej burimit. Qendra Sizmologjike Evropiane raporton se dridhja e tokës ka qenë e fuqisë 6.1, ndërsa Instituti Gjeologjik Amerikan vlerëson se tërmeti ishte i fuqisë 6.2 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 170 kilometra në pjesën verilindore të Romës, ndërsa thellësia e dridhjeve ka qenë 10 kilometra.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, ka thënë se pajisjet e rënda tashmë janë nisur për në qytetet e dëmtuara më së shumti nga dridhjet e tokës.

Më poshtë po japim edhe tërmetet më të mëdha në Itali prej fillimit të shekullit të 20-të:

28 dhjetor 1908 – Mbi 82 mijë njerëz janë vrarë gjatë tërmetit prej 7.2 shkallë të Rihterit, duke e rrënuar pothuajse tërësisht qytetin më të madh sicilian, Messina.

13 janar 1915 – Rreth 32, 600 persona e kanë humbur jetën gjatë tërmetit prej 7.0 shkallë të Rihterit në Italinë qendrore.

17 korrik 1930 – Dridhjet e fuqisë 6.5 e kanë goditur rajonin Irpinia në Italinë jugore, duke vrarë rreth 1,400 persona.

6 maj 1976 – Tërmeti me fuqi 6.5 e trondit Friulin në skajin verilindor të Italisë, duke vrarë 976 persona dhe duke lënë 70 mijë të tjerë pa kulm mbi kokë.

23 nëntor 1980 – 2,735 njerëz janë vrarë dhe mbi 7,500 të tjerë janë lënduar në tërmetin e shkallës 6.5. Epiqendra ishte në Eboli, por dëmet më të mëdha janë raportuar në Napoli.

13 dhjetor 1990 – Tërmeti me epiqendër në Siri vret 13 persona dhe lëndon 200 të tjerë.

26 shtator 1997 – Dy tërmete të shkallës 6.4 vrasin 11 persona dhe shkaktojnë dëme serioze në Bazilikën e Shën Françeskut në Asisi

17 korrik 2001 – Tërmeti i shkallës 5.2 në rajonin e Italisë veriore merr jetën e një gruaje.

31 tetor 2002 – Një tërmet i shkallës 5.9 e godet Campobason në Italinë jug-qendrore, duke vrarë 30 njerëz, shumica e të cilëve fëmijë.

6 prill 2009 – Një tërmet i fuqishëm e godet Abruzon, në Romën lindore. Dridhja e tokës merr jetën e mbi 300 personave dhe shkakton dëme të mëdha në qytetin e shekullit të 13-të, Akuila.

29 maj 2012 – Më shume se 16 persona vriten dhe 350 të tjerë lëndohen në tërmetin e dytë të madh që e godet rajonin e Modenës në Italinë veriore. Një tërmet i nëntë dite më parë kishte vrarë 10 persona. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG