Ndërlidhjet

Ukraina shënon 25 vjetorin e pavarësisë


Ukraina sot ka shënuar sot 25 vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik me një parakalimin e ushtarëve dhe shfaqjen e armatimit të rëndë në qendër të Kievit.

Parada e sotme është parë si një shfaqje e forcës që është bërë me qëllim që të rrisë moralin e shërbyesve të shtetit dhe për të risiguruar ukrainasit mes tensioneve që shteti po kalon me Rusinë.

Qindra trupa, tanke dhe mbajtëse të raketve dhe pajisje të tjera ushtarake, janë paraqitur sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

“Pavarësia na ka dhënë ne demokracinë dhe lirinë, ndjenjën e dinjitetit qytetar dhe bashkimit kombëtar”, ka thënë presidenti Petro Poroshenko, kur i është drejtuar masës.

Mijëra njerëz kanë valvitur flamurin e Ukrainës dhe janë veshur me këmisha tradiconale në të cilën shkruhej “Lavdi Ukrainës” dhe “Vdekje armiqve”.

Festimet për Ditën e Pavarësisë kanë marr tone lufturake që prej aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014.

Në fjalimin e tij, Poroshenko tha se 2,504 ushtarëve ukrainas kanë vdekur por “armiku ka dështuar... që ta gjunjëzojë Ukrainën”.

“Sot, garantuesi jonë kryesor është Forca e Armatosur e Ukrainës. Ajo është më serioze sesa memorandumi i Budapestit”, tha Poroshenko duke iu referuar traktatit të nënshkruar në vitin 1994 në mes të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke e uruar Ukrainën, në emër të presidentit amerikan Barack Obama “dhe amerikanëve”, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se “jam thellësisht i impresionuar për gjithë atë që ju keni arritur në më shumë se dy vjet që prej Revolucionit të Dinjitetit”.

“Pavarësisht agresionit rus në lindje të Ukrainës dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë, ju keni punuar për të ndërtuar intitucione më të forta politike, ekonomike dhe kuluturore”, ka thënë Kerry në deklartë.

“SHBA do të qëndrojë përkrah jush, teksa ju vazhdoni të forconi demokracinë tuaj”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG