Ndërlidhjet

Kerry në Arabinë Saudite, bisedime për Jemenin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Arabinë Saudite, ku pritet të prezantojë propozimet për t’i dhënë fund konfliktit 16-muajsh në Jemen, i cili ka lënë të vrarë mbi 6,500 veta.

Riadi udhëheq një koalicion arab, i cili ka nisur sulmet ajrore në Jemen në mars të vitit 2015 dhe më pas ka dërguar forca tokësore, për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, pasi rebelët shiitë Huthi dhe aleatët e tyre kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.

Me rritjen e numrit të viktimave civile, Arabia Saudite është përballur me shumë kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.

Kerry ka arritur atje nga Nigeria dhe Kenia, ku po ashtu është fokusuar në përpjekjet kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG