Ndërlidhjet

Anijet irakiane “provokojnë” luftanijen e SHBA-ve


Ilustrim
Ilustrim

Katër anije të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë “provokuar” një luftanije të SHBA-ve në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, njoftojnë zyrtarët e mbrojtjes në SHBA.

Admirali John Richardson ka thënë se në këtë incident nuk janë përdorur raketa por sipas tij, kjo dëshmon tensionet e vazhdueshme ushtarake me Teheranin. Dhjetorin e kaluar, anijet iraniane kishin gjuajtur raketa në afërsi të luftanijeve amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Zyrtarët kanë thënë se më 23 gusht, dy anije iraniane i ishin afruar shumë një anije të SHBA-së, përderisa ishte duke lundruar në ujërat ndërkombëtare dhe ky incident u quajt si një takim “i pasigurtë dhe joprofesional”.

“Afrimi i anijeve iraniane, krijoi një situatë të rrezikshme, një situatë të sikletshme e cila mund të eskalonte”, i ka thënë një zyrtar agjencisë Reuters.

XS
SM
MD
LG