Ndërlidhjet

Finlanda arreston një të dyshuar për masakrën e vitit 2014 në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Policia finlandeze ka arrestuar një irakian, nën dyshimin se ka marrë pjesë në vrasjet masive të vitit 2014 të ushtarëve irakianë nga militantët e Shtetit Islamik.

Më shumë se 1, 700 ushtarë, shumica e të cilëve myslimanë shiitë u vranë pasi tentuan që të iknin nga ish-baza e SHBA-ve, kampi Speicher, kur kjo bazë ra në duart e IS-it në vitn 2014.

24-vjeçari irakian, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka gjasa që ketë qenë pjesë e IS-it në atë kohë, ka thënë policia në Finlandë.

I dyshuari kishte hyrë në territorin e Finlandës në gusht të vitit 2015. Autoritetet nuk kanë treguar nëse ai kishte aplikuar për azil në këtë vend.

Policia në Finlandë gjithashtu është duke hetuar edhe dy iranianë lidhur me këtë sulm.

XS
SM
MD
LG