Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Kryetar i Karaçit zgjidhet një i burgosur 


Waseem Akhtar, përshendet përkrahësit para de të dërgohet në burg

Waseem Akhtar, përshendet përkrahësit para de të dërgohet në burg

Qyteti më i madh i Pakistanit, Karaçi e ka zgjedhur kryetar një politikan i cili momentalisht është në burg për kryengritje me akuzë për terrorizëm.

Waseem Akhtar, ish ministër dhe deputet i lëvizjes së fuqishmme politike, “Muttahida Qaumi” (MQM) ka fituar 196 vota nga 294 këshilltar të autoritetit komunal të Karaçit.

Ai është arrestuar në muajin korrik me akuzën e dhënies së urdhërit për shtypje të përgjakshme të protestave të dhunshme të vitit 2007 derisa ishte ministër i çështjeve të brendshme të zonës. Më vonë është arrestuar për kryengritje dhe akuza për terrorizëm.

Zgjedhja e Akhtarit më 24 gusht është bërë një ditë pasi autoritetet pakistaneze e kanë akuzuar liderin e partisë së tij, Altaf Hussain për tradhëti pasi ka nxitur dhunë. Hussain jeton në ekzil.

Pas një fjalimi të Hussainit, turma e punëtorëve të MQM-së kanë sulmuar zyret e televizionit, ARY më 22 gusht, duke shkatërruar hapësirat e mediumit. Ata më pas janë përleshur edhe me policinë ku si pasojë një person e ka humbur jetën.

Autoritetet e sundimit të ligjit e akuzojnë MQM-në për reketim, kidnapim, tortura dhe vrasje me qëllim që të ruajnë pushtetin. Partia e akuzuar ka hedhur poshtë akuzat dhe lidhjet me krimin.

XS
SM
MD
LG