Ndërlidhjet

Itali: Autoritetet ndryshojnë të dhënat e viktimave të termetit 


Pamje nga Amatriçe, pas termetit - Itali
Pamje nga Amatriçe, pas termetit - Itali

Zyrtarët në Itali e kanë ndryshuar numrin e atyre që është thënë se e kanë humbur jetën gjatë dridhjeve të tokës në Italinë qëndrore.

Shifra e mëparshme prej 247 personave është ndryshuar në 241 të vdekur nga termeti që pothuajse ka rrafshuar me tokë tri qytete të vogla, derisa ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar operacionet për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Qytetet më të goditura janë Akumoli, Amatriçe, Posta dhe Arkuata del Tronto.

Agjencia për mbrojtje civile ka thënë se 270 persona janë hospitalizuar pas termetit prej 6.2 shkallë të Rihterit që është ndjerë edhe në kryeqytetin italian, Romë.

Besohet se shumë njerëz mbesin të ngujuar nën rrënoja, ndërsa raportohet se shumica e të zhdukurve janë të huaj dhe pushues që kanë qenë për vizitë në rajonin historik të dëmtuar gjatë termetit.

Një nga shqetësimet më të mëdha ka qenë shkatërrimi i hotelit historik me emrin “Roma” që është rrënuar me 35 persona në të. Mirëpo, deri më tash janë nxjerrë vetëm shtatë trupa të pajetë.

Në vitin 2009, një termet i shkallës 5.9 ka marë jetën e 309 personave në Akuila.

XS
SM
MD
LG