Ndërlidhjet

logo-print

Putin kritikon vendimin për ekipin paralimpik rus


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Pesidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ndalimi i pjesëmarrjes së ekipit paralimpik të Rusisë në garat në Rio, muajin e ardhshëm, është “jashtë kufijve të ligjit, moralit dhe njerëzimit”.

Putin i bëri këto komente në një ceremoni në Kremlin për shpërblimin e atletëve që kanë konkurruar në Olimpiadën e Rios, e cila ka përfunduar më 21 gusht.

Ekipi rus ka konkurruar me afro 120 ateltë më pak në këtë olimpiadë, pasi autoritetet ndërkombëtare anti-doping kanë akuzuar Moskën për doping të sponsorizuar nga shteti.

Për shkak të këtyre akuzave, i gjithë ekipi paralimpik rus është ndaluar të garojë në Rio.

XS
SM
MD
LG