Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në zonat e tërmetit në Itali


Amatriçe, Itali

Amatriçe, Itali

Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e goditura më së keqi nga tërmeti i së mërkurës.

Tërmeti, prej 6.2 ballësh të Richterit, ka goditur rëndë qytetet Amatriçe, Akumoli dhe Peskara der Tronto.

Së paku 250 veta kanë vdekur dhe 365 janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar eventualë nën rrënoja.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, premtoi 50 milionë euro fonde për rindërtim.

XS
SM
MD
LG