Ndërlidhjet

logo-print

Kerry, Lavrov bisedojnë sot për Sirinë


Kerry & Lavrov - foto arkivi

Kerry & Lavrov - foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon sot në Gjenevë homologun rus, Sergei Lavrov.

Mësohet se dy zyrtarët do të bëjnë përpjekje të arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Kerry tha se shpreson se marrëveshja do të çojë në ndërprerje të armiqësive në Siri dhe në rinisje të bisedimeve për paqe.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë këtë javë se ngurrimi i SHBA-së për të luftuar Frontin Al Nusra, që është degë e Al Kaidës, ka bllokuar një marrëveshje të gjerë.

XS
SM
MD
LG