Ndërlidhjet

logo-print

Policia braziliane ngre akuza kundër notarit Lochte


Ryan Lochte

Ryan Lochte

Policia në Brazil ka ngritur akuza kundër notarit amerikan, Ryan Lochte, pasi ky i fundit ka bërë deklarata të rreme, duke thënë se është plaçkitur me armë zjarri nga një polic, gjatë Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro.

Në deklaratën e policisë thuhet se padia do t’i dërgohet edhe komisionit për etikë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Lochte është 12 herë fitues i medaljeve të arta olimpike.

Pas incidentit të javës së kaluar, Lochte është braktisur edhe nga sponsorët kryesorë, si: Speedo dhe Ralph Lauren.

Lojërat Olimpike kanë përfunduar më 21 gusht.

XS
SM
MD
LG