Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës kundër policisë në Cizre të Turqisë


Cizre, Turqi - foto arkivi
Cizre, Turqi - foto arkivi

Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë një ndërtese të policisë në qytetin Cizre të Turqisë, duke vrarë tetë policë dhe plagosur mbi 45 të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Muajve të fundit, në Cizre ka pasur shpesh orë policore nga autoritetet turke, që luftojnë militantët kurdë.

Fundjavën e kaluar, ndërkaq, nga një sulm vetëvrasës në Gaziantep të Turqisë janë vrarë mbi 50 veta. Për këtë sulm, autoritetet turke kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG