Ndërlidhjet

Persona të armatosur vrasin gjashtë policë në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Persona të armatosur kanë vrarë së paku gjashtë policë dhe kanë plagosur katër të tjerë në jugperëndim të Pakistanit.

Abdullah Rind, zëdhëns i policisë fisnore, tha se sulmi ka ndodhur në qytetin Guadar të provincës Baluçistan, pranë kufirit me Iranin.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Baluçistani është strehë e talibanëve afganë, lideri i të cilëve besohet se jeton atje.

Ish-udhëheqësi i talibanëve, Mullah Akhtar Mansur, është vrarë në një sulm të telekomanduar të SHBA-së në Baluçistan, në muajin maj.

XS
SM
MD
LG