Ndërlidhjet

logo-print

Çekët dhe hungarezët bëjnë thirrje për krijimin e ushtrisë së BE-së

  • RFE /RL

ilustrim

ilustrim

Liderët e Republikës Çeke dhe të Hungarisë thonë se “një ushtri e përbashkët Evropiane” është e nevojshme për të forcuar sigurinë në BE.

Deklaratat u bënë në prag të bisedimeve në Varshavë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ata nuk e pëlqyen mirëseardhjen e saj për migrantët myslimanë nga jashtë BE-së.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se “duhet t’i japim përparësi sigurisë, prandaj le të fillojmë të ndërtojmë një ushtri të përbashkët Evropiane”.

Qeveria e Britanisë së Madhe e ka kundërshtuar fuqishëm një lëvizje të tillë jashtë hapësirës së NATO-s.

Liderët e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë po bashkërendojnë politikat e tyre të jashtme si “Grupi i Vishegradit”.

Kryeministri cek, Bohuslav Sobotka, tha se krijimi i një ushtrie të përbashkët Evropiane mund të mos jetë i lehtë por bëri thirrje për diskutime që të fillojë një gjë e tillë.

BE-ja ka kapacitete të përbashkëta të mbrojtjes në formën e 1500 trupave luftarake, por ato nuk janë testuar për luftime ende, njofton BBC. .

Vitin e kaluar, President i Komisionit Evropian, Jean Claud Juncker, bëri thirrje për krijimin e një ushtrie Evropiane, për t’i dhënë BE-së muskuj në përballje me kërcënimet nga Rusia dhe gjithandej. .

Sllovakia do të jetë mikpritëse e një samiti joformal të BE-së më 16 shtator për të vlerësuar të ardhmen e BE-së pa Britaninë e Madhe.

Asnjë ministër britanik nuk do të marrë pjesë, meqë qeveria konservatore po përgatit terrenin për Brexit, në përputhje me votën e 23 qershorit për të dal nga blloku i 28 vendeve..

"Brexit nuk është vetëm një ngjarje si çdo tjetër – është pikë kthese në historinë e BE-së dhe ne prandaj duhet të formësojmë një përgjigje të kujdesshme”, tha Merkel.

XS
SM
MD
LG