Ndërlidhjet

Fico përsërit thirrjen për dhënien fund të sanksioneve ndaj Rusisë


Kryeministri slloven Robert Fico

Kryeministri slloven Robert Fico

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka ripërsëritur thirrjen e tij për Bashkimin Evropian, që t’i jap fund sanksioneve ndaj Rusisë, pas një takimi që pati këtë javë në Moskë, me presidentin rus Vladimir Putin.

Sllovakia mban presidencën e rradhës të BE-së dhe javën e ardhshme do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të bllokut. Fico, është njëri prej disa liderëve të Evropës qendrore që vazhdon të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë.

BE-ja ka vendosur sanksione financiare, të mbrojtjes dhe energjetike ndaj Moskës, pas aneksimit të Krimesë të Ukrainës në mars të vitit 2014. Që atëherë, sanksionet janë zgjeruar në mënyrë të përsëritur dhe pritet që të përfundojnë në fund të janarit.

“Personalisht unë mendoj se është koha që sanksionet të shikohen në mënyrë të arsteshme dhe mund të thuhet se ato dëmtojnë edhe BE-në edhe Rusinë”, ka thënë kryeministri sllovak Fico. “Ne së bashku me Putinin, ramë dakord që të bëjmë përpjekje të ringjallim sërish tregtinë tonë të përbashkët”, ka shtuar tutje ai.

Sllovakia importon pothuajse të gjithë gazin e saj dhe naftën nga Rusia, gjithashtu edhe karburantin bërthamor për të prodhuar në dy termocentralet e saj. Po ashtu shteti sllovak eksporton makina në Rusi.

Edhe Hungaria ka qëndrim të ngjashëm me Sllovakinë. Edhe presidenti çek, Milos Zeman ka përsëritur thirrjen e tij për dhënien fund të sanksioneve ndaj Rusisë.

XS
SM
MD
LG