Ndërlidhjet

OKB dënon ashpër testet raketore të Koresë së Veriut


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dënuar fuqishëm testet e raketave balistike të Koresë së Veriut dhe është pajtuar që të ndërmarrë “masa të rëndësishme” në përgjigje të serisë së fundit të lëshimit të raketave.

Më 26 gusht,15 anëtarë të Këshillit ka lëshuar një deklartë ku në mënyrë unanime është dënuar testimi i raketave balistike nga Koreja Veriore. Këtë deklaratë, e cila u hartua nga Shtetet e Bashkuara, është mbështetur edhe nga Kina, aleati kryesor i Phenianit.

Koreja e Veriut është goditur pesë herë nga sanksionet e OKB-së, që prej testimit të parë të pajisjeve bërthamore në vitin 2006.

Në mars, këshilli kishte hartuar sanksioe më të ashpëra, që kufizinon forcimin bankar dhe tregëtinë me minerale të Koresë së Veriut.

Në mars, këshilli ka miratuar sanksionet më të vështira deri më sot, duke synuar tregtinë e Koresë së Veriut në minerale dhe forcimin kufizimet bankare.

Këshilli është takuar pasi Koreja Verirore ka lëshuar raketa nga një anije drejt Japonisë më 24 gusht.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe kishte deklaruar se raketat kishin shkelur në zonën e mbrojtjes ajrore të Japonisë dhe e quajti atë si “akt të pamatur dhe të pafalshëm”.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un e kishte cilësuar këtë testim raketor si “sukses të madh”, duke thënë se SHBA është “brenda rrezes së veprimet”.

XS
SM
MD
LG