Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga përplasja e motobarkave në Gjermani


Ilustrim

Ilustrim


Dy njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi dy motobarka janë përplasur në veriperëndim të Gjermanisë.

Policia në Oldenburg ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit të së shtunës, në lumin Barsseler Tief, që gjendet në kufi me Holandën, raporton AP.

Policia gjermane ka njoftuar se viktimat, një grua 24-vjeçare dhe një burrë 27 vjeç, ishin të ujur në motoskaf, i cili u përplas me një motoskaf tjetër.

Moti i nxehtë në Gjermani, në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i mbytjeve dhe lëndimeve nga sportet ujore.

Të premten katër persona humbën jetën, përfshirë këtu edhe një foshnje 10-muajshe, që ra në lumin Neckar në jugperëndim të qytetit Mosbach.

XS
SM
MD
LG