Ndërlidhjet

Rusi: 17 viktimat nga zjarri në një depo janë nga Kirgizia


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimi i emergjencave në Rusi ka njoftuar se nga zjarri në një depo në Moskë, janë vrarë 17 punëtorë migrantë nga Kirgizia.

“Gjatë përballjes me zjarrin, është konstatuar se burimi i zjarrit ishte në katin e katërt”, ka thënë Dmitry Shirlin, udhëheqës i Zyrës për zjarr dhe shpëtim të Ministrisë së Emergjencave.

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një dhomë, e cila nuk kishte qasje nga jashtë. Është thyer muri dhe brenda kemi gjetur 16 trupa të vdekur”, ka thënë tutje ai.

Një person i lënduar gjithashtu ka vdekur nga plagët e marra.

Kryetari i Moskës, Sergeo Sovyanin, ka thënë se “kushdo që është përgjegjës për këtë rast, do të dënohet”.

Ndërkaq, 16 persona të tjerë kanë arritur të shpëtojnë nga ky incident.

XS
SM
MD
LG