Ndërlidhjet

logo-print

PDK-ja përgatit padi për Shpend Ahmetin


Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës, konkretisht Grupi i kuvendarëve komunalë të kësaj partie në Prishtinë, do të ngre kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit, kryetar i Komunës se Prishtinës, për siç thuhet, veprimet inkriminuese për punësimet e paligjshme të mbi 250 militantëve partiak.

Në një komunikatë për media të kësaj partie thuhet se “Padia do të ngrihet mbi bazë të fakteve të pakontestueshme, sepse këto punësime paraqesin favorizime të përkatësisë partiake dhe janë shkelje e rëndë ligjore”.

Komuna e Prishtinës, thuhet se në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është “shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar”.

XS
SM
MD
LG