Ndërlidhjet

Trump zotohet se do t'i dëbojë migrantët ilegalë sapo t'i fitojë zgjedhjet


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump thotë se ai do të fillojë të dëbojë migrantët ilegalë, sapo të bëj betimin për president, nëse ai fiton zgjedhjet e 8 nëntorit.

“Në ditën e parë unë do të filloj largimin e shpejt të migrantëve ilegalë - përfshirë këtu edhe qindra mijëra migrantë ilegalë me precedent penalë, të cilët janë lënë të lirë në komunitetet në SHBA gjatë adminsitratës Obama-Clinton”, ka thënë Trump më 27 gusht gjatë një tubimi në Iowa.

Kundërkandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka shërbyer si sekretare e shtetit, gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama. Presidenti i ardhshëm amerikan do të bëjë betimin më 20 janar.

Trump, 70 vjeç, përsëriti premtimin e tij për të “ndërtuar një mur të madh në kufi” dhe tha se do të institucionalizojë një program mbarkombëtar, “e-verify”, përmes së cilit, sipas tij, do të parandalohet që emigrantët ilegalë të marrin ndihmë sociale.

Ai tha se ky sistem gjithashtu do të gjurojmë nëse migrantëve u ka skaduar viza dhe më pas ata do të dëbohen për në vendet e tyre të origjinës.

Trump tha se vota për kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton “është botë për kufinj të hapur”.

XS
SM
MD
LG