Ndërlidhjet

logo-print

Zarif në Venezuelë, bisedon për çmimin e naftës


Mohammad Javad Zarif

Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka biseduar me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, për stabilizimin e çmimit të naftës.

“Ne vazhdojmë të ndërtojmë një bazë të përbashkët dhe një mirëkuptim të ri sa i përket stabilizimit të tregjeve të naftës, forcimin e industrive dhe forcimin e OPEC-ut”, tha Maduro për televizionin shtetëror, pas takimit me Zarifin, më 27 gusht.
Maduro theksoi se ministri i Naftës dhe ministri i Jashtëm i Venezuelës, në javët e ardhshme do të njoftojnë për mënyrat se si do t’i arrijnë qëllimet e tyre.

Nuk janë dhënë detaje të tjera nga ky takim.

Zarif udhëtoi për në Venezuelë në kuadër të turneut të tij në Amerikën Jugore dhe në Karaibe. Ai tashmë ka vizituar Kubën, Bolivinë dhe Ekuadorin.

Çmimi i naftës ra ndjeshëm në vitin 2014, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonomitë që varen nga energjia, siç janë Venezuela dhe Irani.

Këto dy vende i kanë bërë thirrje Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), që të kufizojë prodhimin e tij të përditshëm, me qëllim që të rriten çmimet botërore.

Por anëtarët e fuqishëm të OPEC-ut, siç është Arabia Saudite, kanë hedhur poshtë thirrjet për zvogëlimin e prodhimit të naftës.

XS
SM
MD
LG