Ndërlidhjet

Turqia heq ndalesën e bartjes së shamisë për policet


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria turke ka hequr ndalimin e barjes së shamisë nga zyrtaret policore.

Ky vendim është publikuar sot në gazetën zyrtare të Qeverisë turke, që udhëhiqet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Sipsa këtij vendimi, policet mund të bartin shami koke nën kapelë ose beretën e tyre për aq kohë sa shamia ka ngjyrën e njëjtë me uniformën e policisë.

Ndalimi për të mbajtur shamitë nga pjesëtaret e shërbimit publik, u prezantua në Turqi, pas grusht shtetit të vitit 1980.

Sekularistët turq konsiderojnë se shamia është një simbol i konservatorizmit fetar në shtetin që zyrtarisht është laik.

Partia AKP, që një kohë të gjatë ka bërë thirrje që të hiqet kjo ndalesë.

Ndalesa për bartjen e shamisë në universitetet turke ishte hequr në vitin 2010, ndërkaq më 2013 u hoq edhe nga shërbimet civile.

XS
SM
MD
LG