Ndërlidhjet

Veseli: Kosovës nuk i duhen zhvillime të tilla si ato në Mushtisht


 Kadri Veseli

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zhvillimet, siç ishin ato në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës.

“Ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Veselit.

“Plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi, por në çdo rast duhet të bëhet dallimi i domosdoshëm në mes atyre që kanë bërë krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës", ka deklaruar ai.

Megjithatë, kreu i Kuvendit ka rikujtuar se përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, por jo kolektive.

“E drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës dhe është obligim ligjor garantimi i tyre", ka theksuar Veseli.

XS
SM
MD
LG