Ndërlidhjet

logo-print

Gabriel: Bisedimet e tregtisë së lirë mes BE-së dhe SHBA-ve kanë dështuar


Sigmar Gabriel

Sigmar Gabriel

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë se bisedimet për tregti të lirë në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, kanë dështuar.

Këto deklarata të ministrit gjerman Gabriel, i cili njëherësh është edhe zëvendëskancelar, vijnë pas vitesh negociata në të ashtuquajturën Partneritet Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve (TTIP), që ka pasur shumë pak progres.

Duke folur në Berlin, Gabriel tha se “sipas mendimit tim, negociatat me Shtetet e Bashkuara de fakto kanë dështuar edhe pse askush nuk po e pranon një gjë të tillë”.

Gabriel ka theksuar se në 14 raundet e bisedimeve, të cilat janë fokusar në 27 kapituj të draftit të TTIP-së, të dyja palët nuk janë pajtuar në asnjërën prej kapitujve.

XS
SM
MD
LG