Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti uzbek është dërguar në spital


Presidenti uzbek Islam Karimov

Presidenti uzbek Islam Karimov

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov është dërguar në spital dhe po “merr trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i ministrave.

Në deklaratë, kabineti ka thënë se presidenti 78 vjeçar Karimov, do të “qëndrojë në spital për një kohë të caktuar”.

Por në njoftim nuk janë dhënë hollësi mbi gjendjen shëndetësore të Karimovit ose aryset se pse ai është shtrirë në spital.

Presidenti uzbek edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore, përfshirë këtu edhe disa raportime të mëhershme për sëmundje të zemrës dhe respiratore.

Por qeveria, asnjëherë zyrtarisht nuk ka njoftuar për problemet shëndetësore të presidentit Karimov.

Shërbimi uzbek i Radios Evropa e Lirë, më 27 gusht ka pranuar informacione të pakonfirmuara se Karimov ka qenë seriozisht i sëmurë për disa ditë.

Karimov është paraparë që të bëjë një paraqitje publike në Tashkent më 1 shtator, në festimet që shënojnë 25 vjetorin e pavarësisë së Uzbekistanit nga Bashkimi Sovjetik.

XS
SM
MD
LG