Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria turke avancon drejt qytetit sirian Manbij


Forcat turke brenda territorit të Sirisë

Forcat turke brenda territorit të Sirisë

Forcat turke dhe grupi rebel sirian i quajtur Sultan Murad, kanë avancuar drejt qytetit Manbij, që kontrollohet nga kurdët sirianë, teksa luftimet në mes të dyja palëve janë përshkallëzuar në veri të Sirisë.

Qyteti Manbij që është në bregun perëndimor të lumit Eufrat, mw herwt gjatw kwtij muaji u morr nga Forcat Demokratike Siriane dhe aleatët e saj, përfshirë edhe YPG-në. Ky qytet ishte nën kontrollin e IS-it.

Ankaraja ka njoftuar sot se ka filluar sulmet ajrore në Manbij ndaj luftëtarëve kurdë të Sirisë, YPG.

Koloneli Amed Osman, kreu i grupit rebel Sultan Murad, ka thënë sot se forcat e mbështetura nga Turqia “janë nisur drejt Manbij” për tu kontfrontuar me forcat e YPG-së.

Ndërkaq, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut më herët gjatë ditës ka njoftuar se nga sulmet ajrore turke, janë vrarë 20 civilë në Mabij dhe të paktën edhe 15 civilë të tjerë janë vrarë në fshatërat në veri të Sirisë, nga të shtënat e tankeve turke,

Por ushtria turke ka mohuar këto raportime dhe ka thënë se ka vrarë 25 militantë kurdë, të cilët Ankaraja i ka përshkruar si “terroristë”.

XS
SM
MD
LG