Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 4 militantë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë


Ilustrim
Ilustrim


Zyrtarët pakistanezë thonë se katër militantë islamikë, që dyshohet se ishin të përfshirë në një sulm në vitin 2009, janë vrarë gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë.

Përleshja e armatosur në mes të policëve dhe militantëve ka ndodhur afër Lahores, kur persona të armatosur kishin tentuar që t’i nxirrnin nga paraburimi militantët, ka thënë për Radio Mashaal, një zyrtar për kundërterrorizëm.

Zyrtarët policor kanë shkëmbyer zjarr dhe pas pëfundimit të përleshjes është kuptuar se “katër personat e akuzuar për terrorizëm kanë mbetur të vdekur”, ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti.

Në sulmin e marsit të vitit 2009, gjatë vizitës së ekipit të kriketit nga Sri Lanka, gjashtë policë u vranë dhe dy kalimtarë të rastit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë talibanët e Pakistanit dhe Lashkar e-Jhangvi.

Pakistani në dy vjetët e fundit ka intensifikuar luftën kundër grupeve terroriste, përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e ofenzivave ushtarake në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior.

XS
SM
MD
LG