Ndërlidhjet

Rusia heq ndalesën për fluturimet drejt Turqisë


Kryeministri rus Dmitry Medvedev
Kryeministri rus Dmitry Medvedev

Kryeministri rus, Dmirtry Medvedev ka nënshkruar një urdhëresë për heqjen e një ndalimi që ishte në fuqi pë nëntë muaj mbi fluturimet çarter për në Turqi.

Kjo urdhëresë është publikuar sot në faqen zyrtare të Qeverisë ruse.

Kompanitë ajrore kanë filluar të dorëzojnë aplikimet tek autoritetet ruse për fluturimet çarter për në Turqi, tha ministri i Transportit, Maksim Sokolov, përmes një deklarate për media.

Ky veprim vjen pasi presidentët e Turqisë dhe Rusisë janë zotuar që të hapin një fazë të re të marrëdhënieve, pasi Vladimir Putin e priti në Shën Petersburg këtë muaj, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Ndalimi i fluturimeve çarter në mes të Rusisë dhe Turqisë, ishte një prej sanksionve të vendosura nga Moska, pas rrëzimit nga autoritetet turke të një avioni ushtarak rusë, në nëntor të vitit 2015.

Si rrjedhojë, numri i turistëve rusë në Turqi ra për 87 për qind në periudhën janar-maj, gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG