Ndërlidhjet

Të paktën 25 të vrarë në fushatën ajrore turke


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën 25 veta janë vrarë ndërkohë që Turqia vazhdon të godas rajonet e kontrolluara nga Kurdët në Siri, në afërsi të qytetit kufitar Jarablus.

Ushtarakët turq thanë se të vrarët në fushatën ajrore, të dielën, ishin militant kurdë.

Një grup vëzhgues, ndaras, tha se të paktën 35 civilë dhe katër militant janë vrarë nga vala e goditjeve ajrore turke në të njëjtin rajon, njofton BBC

Nuk është ende e qartë nëse dy raportet flasin për të njëjtin incident.

Fushata ajrore u zhvillua në ditën e pestë të operacionit ushtarak të Turqisë që po godet militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe milicinë kurde brenda Sirisë, të quajtur Operacioni Mbulesa Eufrat.

Duke folur në Gaziantep, ku militantët e IS-it vranë 54 njerëz në një dasmë kurde javën e kaluar, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se “operacionet kundër organizatave terroriste do të vazhdojnë deri në fund”..

Tanket turke të mbështetura nga rebelët sirianë kanë zaptuar territore nga IS-i dhe u përplasën me Njësitet Mbrojtëse Popullore Kurde, milici kjo kurde e mbështetur nga SHBA-ja, që gjithashtu e lufton IS-in.

XS
SM
MD
LG