Ndërlidhjet

Hyn në fuqi armëpushimi në Kolumbi


Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos (majtas) dhe lideri i Farc-ut, Rodrigo Londono.
Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos (majtas) dhe lideri i Farc-ut, Rodrigo Londono.

Në Kolumbi ka hyrë në fuqi armëpushimi midis grupit rebel majtist dhe qeverisë, duke i dhënë fund njërës prej kryengritjeve më të gjata në botë.

Armëpushimi vjen pas katër vjetësh bisedime për paqe midis Farc-ut dhe qeverisë.

Marrëveshja finale për fundin e luftës 52-vjeçare do të nënshkruhet muajin e ardhshëm.

Lideri i Farc-ut, Rodrigo Londono, ka dhënë urdhër për ndalimin e armiqësive.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, ka nënshkruar po ashtu dekretin për ndalimin e operacioneve ushtarake kundër Farc-ut.

XS
SM
MD
LG