Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet sulmi ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së


Prishtinë

Prishtinë

Qeveria e Kosovës dënoi ashpër sulmin me mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

"Ky akt kriminal është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë kosovare", thuhet në reagim.

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e cilësuar si veprim kriminal.

"AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast, i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik", thuhet në reagimin e AGK-së.

Shpërthimi prapa shtëpisë së zotit Shala ka ndodhur të dielën në mbrëmje dhe ka kaluar pa pasoja në njerëz.

XS
SM
MD
LG